Lumi Mirusha

Protestë Kundër Kundërmimit nga Mirusha

Banorë të lagjes “Rexhep Dajkovci” që gjendet afër shtratit të këtij lumi kërkojnë nga Komuna e Gjilanit përfundimin e punimeve në këtë shtrat.

Ruzhdi Morina, njëri nga organizatorët e protestës së paralajmëruar i ka thënë KALLXO.com se arsyeja e protestës është jetesa e vështirësuar e banorëve të kësaj lagjeje për shkak të gjendjes së këtij lumi.

“Banorët e lagjes si dhe qytetarë të Gjilanit kërkojnë rregullimin e lumit që kundërmon si dhe rrugët e shkatërruara në qendër të qytetit për të cilat duhet të japë përgjigje komuna,” tha Morina.

Protesta pritet të nisë të hënën prej orës 11:00 dhe sipas organizatorëve do të përcillet edhe me aksione simbolike.

Ftesa për protestë është bërë edhe përmes rrjeteve sociale si dhe janë publikuar fotografi që përshkruajnë gjendjen momentale të lumit dhe rrugëve.

Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha ishte premtim parazgjedhor i ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Gjilani – Komunë e Zhytyr në Borxhe dhe Tenderë Kontroversë (TV)

Përfundimi i kësaj pune vazhdon të jetë premtim edhe i kryetarit të tashëm Lutfi Haziri.

Në debatin “Jeta në Komunë” të zhvilluar në Gjilan në mars të këtij viti u fol shumë për punët e papërfunduara në shtratin e Mirushës.

http://kallxo.com/gjilani-i-jabanxhinjve-dhe-i-mirushes-legjendare/