Arkiv

Protestë kundër hidrocentraleve në Deçan

Të shtunën në ora 11:00 do të protestohet në grykën e Deçanit. Këtë e ka paralajmëruar organizata jo-qeveritare, “Era”.

“Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan me daten 13 Korrik, 2019 duke filluar nga ora 11:00, për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë”, thuhet njoftimin e OJQ-së.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të ‘Kelkos’ për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Bellaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Bellaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit”, thuhet tutje në njoftim.

OJQ “Era” i ka bërë thirrje ZRrE-së që të ndërpres operimin për hidrocentralet pa leje në grykën e Deçanit.

“Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me ane te protestes ne i  bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Decan dhe Belaja gjithashtu! Gjatë kësaj proteste, ne gjithashtu do të nderojmë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik”, thuhet në fund të komunikatës.

Për informata të tjera për protestën e së shtunës klikoni KËTU.

Vjetërsohet lënda ndaj kompanisë që planifikon të investojë miliona në hidrocentrale