Nga një protestë e veteranëve | Foto: Arkiv

Protestë Kundër Dënimit të Ish-Komandantëve

Organizata e Veteranëve të UÇK-së paralajmëroi protestë të hënën në Sheshin “Fehmi Lladrovci” të Drenasit në shenjë pakënaqësie për konfirmimin e dënimeve nga Gjykata e Apelit në rastin “Drenica 2”.

“Këto dënime tentojnë që ta ulin vlerën e luftës sonë çlirimtare dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës,” thuhet në njoftimin e protestës nga veteranët.

Pas këtyre dënimeve, edhe Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë për vlerat e luftës së UÇK-së më 28 tetor, pas një diskutimi maratonik dhe të tensionuar.

Në rezolutë mes tjerash thuhet se UÇK-ja zhvilloi një luftë çlirimtare në përputhje me standardet më të larta të luftës.

http://kallxo.com/rezoluta-per-vlerat-e-luftes-kalon-ne-kuvend/

Në mesin e atyre që iu konfirmua dënimi prej 3 vjetësh burg nga Gjykata e Apelit ishte edhe kryetari i Drenasit Nexhat Demaku që dha dorëheqje pas këtij konfirmimi.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetari-drenasit-reagon-pdk/

Gjykata e Apelit më 24 tetor konfirmoi dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për të akuzuarit në rastin “Drenica 2”, duke ia ulur dënimin vetëm Sylejman Selimit për një vit.

http://kallxo.com/apeli-konfirmon-denimet-ne-rastin-drenica-2/

Në maj të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Mitrovicë dënoi për keqtrajtim të civilëve në Likovc të Drenicës 10 ish-komandantë dhe ushtarë të UÇK-së.

http://kallxo.com/sylejman-selimit-edhe-tete-vjet-burg-ne-drenica-2/