Protestat në Beograd të hënën. Foto: Beta

Protestat në Serbi: Mijëra Njerëz Kërkojnë Dorëheqjen e Vuçiqit

Mijëra demonstrues u mblodhën në disa qytete serbe të hënën, si pjesë e një veprimi të vazhdueshëm në masë duke protestuar kundër fitores së Aleksandar Vuçiqit në zgjedhje dhe duke i bërë thirrje qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë publikë që të japin dorëheqje.

Turmat u mblodhën përpara parlamentit të Serbisë në ditën e tetë të protestave në Beograd. Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, të kryeministrit, dhe të Aleksandar Vuçiqit, fituesit të zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit.

Pankarta të dukshme në mes të njerëzve të shumtë theksonin kërkesat e tyre: “zgjedhje të lira dhe të ndershme”, “liri të shtypit”, “departizim”, “decentralizim”, “mbrojtje e të drejtave të punëtorëve”, dhe “dorëheqje e të gjithë elitës politike” për të cilat të gjithë bënin thirrje.

Demonstruesit bënë thirrje që të vendosen ndëshkime të rrepta për blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve, që të bëhet futja e garave televizive të detyrueshme në mes të kandidatëve dhe financimin transparent të fushatave politike.

Ata gjithashtu kërkojnë monitorim të pavarur dhe një vlerësim të ri për zgjedhjet e fundit presidenciale, të vihen para përgjegjësisë “ata që janë përgjegjës për çdo fushatë të parregullt, si dhe për [ndonjë] parregullsi gjatë votimit dhe numërimit.”

Ata gjithashtu bënë thirrje për të gjithë “zyrtarët e korruptuar publikë” që të japin dorëheqje, dhe të gjithë redaktorëve të mediave që nuk e kanë respektuar kodin për shtyp t’u kërkohet llogari.

“Ne po kërkojmë decentralizimin, transferimin e pushtetit politik në nivel lokal, dhe pjesëmarrje më të madhe të njerëzve të zakonshëm në marrjen e vendimeve të rëndësishme për shoqërinë”, kanë deklaruar protestuesit, duke shtuar se ata gjithashtu duan mbrojtje më të mirë të standardeve të jetesës, si dhe që të anulohet “reduktimi e pensioneve dhe pagave të paligjshme”.