Protesta në Tbilissi - Foto: REL
Protesta në Gjeorgji pas rezultatit të zgjedhjeve
02.12.2018 - 18:17
Mijëra gjeorgjianë kanë protestuar pas rezultatit të zgjedhjeve ku Salome Zurabishvili, i mbështetur nga partia më e madhe në vend, doli fitues në zgjedhjet presidenciale.
Me flamuj të Gjeorgjisë dhe Bashkimit Europian, protestuesit në Tbilisi kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe ligj të ri zgjedhor.
Zurabishvili, mori 59.5 përqind të votave përderisa kandidati i opozitës Grigol Vashazde mbi 40.5 përqind.
Vashadze ka bërë thirrje për protesta paqësore duke kundërshtuar rezultatin zgjedhor, si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. (REL)