Foto: Kallxo.com

Pronari i auto-shkollës kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Një pronar i një auto-shkolle në Prishtinë është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë për marrje ryshfeti.

Policia ka sqaruar se i dyshuari është zënë në flagrancë deri sa merrte paratë nga viktima.

Paratë ishin marrë me pretekstin se pronari do t’i ndihmonte të kalonte provimin praktik për patentë shoferë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.