Promovohet libri 'Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës’ i diplomatit Shaban Murati

Organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës është promovuar të enjte në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, libri “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës” i autori Shaban Murati.

Libri i Muratit, ish- ambasador i Shqipërisë në shumë vende, diplomat karriere dhe ekspert e analist në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, përfshinë një gamë të gjerë çështjesh që kanë të bëjë me diplomacinë kosovare, ecejaket e saj dhe përballjen e saj me sfidat e ndryshme.

Libri ‘Kalvai Diplomatik i shtetit të Kosovës”, është vlerësuar nga ekspertë dhe studiues të fushës së diplomacisë dhe të historisë, sipas të cilëve ky libër përveç se shqyrton dhe analizon në mënyre shkencore diplomacinë 10 vjeçare të Kosovës, njëkohësisht shërben edhe si ndihmesë për rrugën që duhet të ndjek kjo diplomaci në sfidat që e presin.

Porosia e një diplomati

Beqir Ismaili, drejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ka thënë me rastin e promovimit të librit se “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës”, i Muratit ka një vlerë të madhe shkencore, diplomatike akademike dhe kombëtare pasi përvojat e Muratit si ambasador në shumë vende i Shqipërisë, dhe drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Tiranë do të shërbej për ngritjen e njohurive profesionale të diplomateve kosovare.

Ky libër, sipas Ismailit, është me interes jo vetëm për studiuesit e diplomacisë por edhe fushave tjera për arsye se veprat e Muratit përbëjë një gamë me vlerë shkencore historike dhe diplomatike dhe pasurojnë mendimin shkencor kombëtar.

“Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për diplomacinë e shtetit të Kosovës nga krijimi i tij deri në ditën e sotme”,

Ndërkaq Mehdi Gurra, botuesi i librit dhe kryetar i fondacionit “Alsar”, ka pohuar se “Kalvari diplomatik i Kosovës” është një vëzhgim kritik dhe këshillë prej një publicisti dhe diplomati tepër aktiv dhe të mirënjohur.
Përmes këtij libri, sipas tij, Murati na njofton për ecejaket e një diplomacie të ndeshur me sfida të jashtëzakonshme që në ditë e pata të saj.

“Libri është një përmbledhje e artikujve të autorit shkruar përgjatë njëzetë viteve, kohë gjatë së cilës Kosova i ka përjetuar të katër stinët, si ditët me shi, ashtu edhe me diell, shkrime këto të cilat e kanë ruajtur aktualitetin dhe aq më tepër nëse marrin në konsideratë faktin se Kosova gjendet në një faze dialogu me fqinjin serb që ka një të kaluar të hidhur”, ka thënë Gurra.

Vlerësimi i ekspertëve

Ndërkaq historiani Ibrahim Gashi, ka pohuar se libri i diplomatit të karrierës është një studim analitik mjaft kompetent kushtuar situatës dhe çështjeve më të mbrehta, nëpër të cila kaloi shteti i Kosovës në 10 vjetët e fundit.

“Libri është një përmbledhje e shkrimeve autoriale e analitike për Kosovën, të botuara si artikuj më vete gjatë dy decenieve të fundit dhe tani të përmbledhura janë botuar nga fondacioni “Alsar”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë më tej, se autori Murati ka bashkëjetuar dhe bashkëndjerë trajektoren historike të çlirimit, shpalljes së pavarësie dhe të ngritjes së shtetit të Kosovës, duke prekur temat më kruciale për Kosovën, siç ka thënë ai më tej se libri më shumë ka karakter shkencorë se sa publicistik.

Ndërkaq historiani Memli Krasniqi ka pohuar se përmes këtij libri, Murati ka trajtuar në mënyrë të mbretë dhe shumë të saktë zhvillimet dhe sfidat që është përballur Kosova dhe diplomacia e saj, sidomos lëshimeve të bëra nga diplomacia kosovare.

Ndërkaq sipas tij, Murati e sqaron mjaft mirë çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Në fund, fjalën time do ta mbyllë më një paralajmërim të autorit: ‘Ruhuni nga ata pseudopatriot që kërkojë toka ilire’”, ka potencuar historiani Krasniqi.

Ndërsa autori i librit, ish diplomati i karrierës, Shaban Murati, i cili ka edhe dy libra të tjerë për Kosovën ka thënë se në artikujt e tij të shkruar për Kosovën ka dhënë portretin diplomatik të problematikës diplomatike të Kosovës, pasi siç ka thënë ai, studime diplomatike shqiptare janë shumë të varfra.

“Ky është një kontribut modest për Kosovës, përmes këtij libri jam përpjekur të jap portretin diplomatik të Kosovës në 10 vjeçarin e fundit”, ka thënë ish diplomati Murati.