Arbëresha Shala- Raqa, prokurore

Prokurorja që ia mbylli lëndën për drogë djalit të Prokurorit, heton rastin e djalit të Shpend Maxhunit

Arbresha Shala, prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, do ta hetojë rastin e Shpëtim Maxhunit, djalit të shefit të AKI-së Shpend Maxhuni, rreth rastit të javës së kaluar kur në veturën e tij u gjet drogë dhe armë pa leje.

Lajmin për caktimin e prokurores për këtë rast e konfirmoi prokurori Fatmir Behrami.

Në prill të këtij viti, emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar se si prokurorja Arbresha Shala e kishte mbyllur lëndën ndaj djalit të Prokurorit Special, Haki Geci, i cili ishte kapur me drogë pa shkuar rasti në gjykatë.

Si u mbyll pa shkuar në gjykatë lënda e djalit të një prokurori të kapur me drogë?

Kallxo.com ka kontaktuar edhe prokuroren Arbresha Shala por ajo nuk ka pranuar të flasë nëse e ka pranuar rastin ndërsa ka sugjeruar që për informacione të kontaktohet prokurori i caktuar për komunikim me media.

“Për më tepër unë nuk jam në zyrë – në Prishtinë, nga e hëna dhe deri të premten, sepse jam në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega Lipjan”, tha Shala.

“E sa i përket lëndëve të reja që na ndahen kohë pas kohë veprimet procedurale ndërmirren në pajtim me kodet penale”, tha prokurorja Arbresha Shala.

https://kallxo.com/provat-e-policise-per-armen-dhe-drogen-ne-makinen-e-djalit-te-shpend-maxhunit/