Prokurorja Hajdari: Këshilli Prokurorial s'bëri asgjë për mbrojtjen e Blakajt

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, e ftuar në emisionin ’Jeta në Kosovë’ tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap që të mbrojë ish-prokurorin, Elez Blakaj, i cili ka dhënë dorëheqje.

“Ky është problem i vjetër… Ne nuk kemi të krijuar asnjë organ, asnjë  komision, asgjë, që të dalë të thotë çka kemi brenda shtëpisë… Secili institucion ka probleme, ka mospajtime, ka edhe ngritje zërash, ama kur sulmohet një prokuror për shkak punës që e ka kry, atëherë unë mendoj që shtëpia e tij duhet ta mbrojë në ato raste. Sot Elezi, nesër tjetër kush. Por për këtë pak po mendohet”, tha Hajdari.

Emisionin e plotë të ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: