Prokurorja e Gecit: Kanuni më i Fortë se Ligji

Gani Geci u dënua sot me 4 vjet e 6 muaj burg për vrasje të Ruzhdi Shaqirit, ndërsa iu hoq masa e arrestit shtëpiak.

Prokurorja Amin e kundërshtoi heqjen e kësaj mase me arsyetimin se në Kosovë kanuni është më i fuqishëm se ligji.

“Duke marrë parasysh që në Kosovë kanuni është më i fortë se edhe vetë ligji, prokuroria mendon se Gani Geci duhet të shkojë në burg për shkak se në Kosovë jemi dëshmitarë se jo gjithçka përfundon me shpalljen e vendimit dhe rreziku që Gani Geci ta përsërisë veprën është i madh, andaj për këtë prokuroria mendon se deri në shpalljen e vendimit të Gjykatës së Apelit ky duhet të shkojë në burg,” tha Amin.

Edhe “Drejtësia në Kosovë” një pjesë të emisionit të së premtes ia kushtoi ndikimit të kanunit në trashëgiminë e grave.

http://kallxo.com/interpretuesi-kanunit-shpjegon-te-drejten-e-grave-ne-trashegimi/