Prokurorit Ali Rexha i Dëmtohet Makina

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti e ka konfirmuar për KALLXO.com dëmtimin e veturës.

“Një veturë e Prokurorisë Speciale është djegur mbrëmë rreth orës 22 30 në Rrugën ‘Afrim Zhitia’ afër QKMF në Mitrovicë,” ka thënë Zahiti.

Sipas tij, policia ende nuk e ka zbuluar se kush janë kryesit e kësaj vepre.

I kontaktuar nga KALLXO.com prokurori Rexha ka konfirmuar dëmtimin e veturës së tij zyrtare.

“ I janë thyer dy xhama dhe kanë tentua me djegë,” ka thënë Rexha.

Ai ka mohuar mundësinë që djegia e veturës të ketë lidhje me punën e tij si prokuror duke thënë se beson se djegia është pjesë e aksioneve të djegies së veturave zyrtare e cila po kryhet kohëve të fundit.

Në Mitrovicë përpos veturës zyrtare të Prokurorisë Speciale, policia ka hapur edhe një rast për dëmtimin e katër makinave të EULEX-it të cilat sipas zëdhënësit Avni Zahiti kanë dëme të vogla të gërvishtjeve.

Deri tash janë djegur shumë vetura zyrtare dhe private.

http://kallxo.com/policia-vetura-e-djegur-prone-e-ldk-se/

http://kallxo.com/vetura-e-memli-krasniqit-ne-flake/

http://kallxo.com/nje-veture-zyrtare-digjet-ne-mitrovice/

[interaction id=”56ea6eed51c54f4063d3282b”]