Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria tregon si ndodhi sulmi me thikë në Pejë

Prokuroria Themelore Pejë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit F.Q, i cili dyshohet se me thikë tentoi ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.G.

Ai dyshohet se dy ditë më parë pas një mosmarrëveshje paraprake e ka nxjerrë nga xhepi thikën me të cilën e ka goditur në fytyrë të dëmtuarin U.G.

U.G. u godit në mollëzën e faqes dhe pësoi lëndime të rënda trupore.

Me këtë rast Prokurori ka kërkuar që ndaj tij të mbahet seanca dëgjimore dhe të dyshuarit t’i caktohet paraburgimi.