Ilustrim

Prokuroria tregon me urdhër të kujt u realizua aksioni në veri në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Katër persona nga veriu i Mitrovicës janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar katër të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sipas njoftimit, në këtë aksion janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.

Gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.