Prokuroria Speciale nga e Hëna në Grevë të Përgjithshme
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme.
Kryetari i sindikatës së Prokurorisë Speciale, Rifat Ademi, ka thënë për KALLXO.com se greva do të jetë për çështje të njëjta, moszbatimin e kërkesave.
“Kërkesat janë të njëjta. Nga e hëna do të hyjmë në grevë, nuk e dimë deri kur. Varet e gjitha nga plotësimi i kërkesave që kemi”, tha Ademi.
Gjatë kësaj jave, Prokuroria Speciale mbajti grevë për shkak të mos pagesës së shtesës së paraparë për këtë prokurori në buxhetin e shtetit.
Grevistët kërkuan dhe po kërkojnë që shtesa t’i paguhet nga muaji janar në mënyrë retroaktive dhe njëkohësisht të vendoset një rregull për këtë shtesë që e njëjta të jetë e përhershme.
http://kallxo.com/prokuroria-speciale-ne-greve/