Selia e dikurshme e UNMIK-ut në Prishtinë

Prokuroria Speciale në Grevë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka nisur sot një grevë një orëshe. Greva është mbajtur nga ora 9 deri në ora 10. E njëjta grevë do të zgjasë deri ditën e premte.

Kjo grevë po mbahet për shkak të mos pagesës së shtesës së paraparë për këtë prokurori në buxhetin e shtetit. Grevistët kërkojnë që shtesa t’i paguhet nga muaji janar në mënyrë retroatkive dhe njëkohësisht të vendoset një rregull për këtë shtesë që e njëjta të jetë e përhershme.

Sheremet Fejza, nga Sindikata e Prokurorisë Speciale tha për KALLXO.com se nëse nuk plotësohen kërkesat që janë kërkuar ata që nga java e ardhshme do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

“Na prej sot pra vetëm sa dolëm nga greva që patëm grevë 1 orëshe nga ora 09:00 deri në orën 10:00. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona që nga java e ardhshme do të hyjmë në grevë të përgjithshme. Kërkesat tona janë stimulimi në paga, shtesat të cilat është dashtë me na dhanë, por nuk e kanë ekzekutu ende vendimin për shtesa. Sipas matematikës së tyre nuk ka buxhet”, tha Fejza.