FOTO:Ilustrim

Prokuroria Speciale bastis lokalet "Call Center”

Disa bastisje janë kryer dje nga Prokuroria Speciale në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare nga Prokuroria Gjermane.

Këto bastisje sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale janë bërë në disa qendra  “Call center”, në Prishtine dhe në Ferizaj, me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se me rastin e bastisjes në qendrat “Call center” ka pasur sekuestrime të ndryshme si shënime kompjuterike, programe apo të dhëna të ndryshme që lidhen me rastin në fjalë, si dhe, vetura të llojeve të ndryshme.

Po ashtu, pas bastisjeve, Prokuroria ka njoftuar se ka ngrirje të xhirollogarive bankare të personave të ndryshëm.