Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit që goditi motrën me gur në kokë

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A. K për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A. K muajin e kaluar, më saktësisht me 27 nëntor rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar motrën tij  Sh.M, kishin filluar të fjaloseshin mes vete.

Aktakuza thotë se i pandehuri kishte marrë një gurë nga toka dhe e kishte goditur motrën e tij në kokë, dhe si pasojë e ajo ishte rrëzuar në tokë.

Por kjo nuk përfundoi pasi që vëllai e kishte goditur motrën e tij edhe disa herë pasi që kjo e fundit ishte rrëzuar në tokë.

Nga goditjet e të vëllait, motra kishte pësuar lëndime trupore.

Prokuroria ka njoftuar se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.