Foto: Prokuroria e Pejës

Prokuroria në Pejë fillon hetimet ndaj katër personave për falsifikim të parave

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Pejën për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, dhe caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj dy të pandehurve të tjerë, nën dyshimin për falsifikim të parave.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj katër të pandehurve të lartcekur, për shkak se deri me datën 20 janar, dy të pandehurit R.K., dhe E.K, kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim para të falsifikuara ndërsa dy të pandehurit tjerë, E.G dhe M.V., edhe pse ishin në dijeni nuk e kanë raportuar veprën penale në polici.

Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.