Prokuroria e Mitrovicës

Prokuroria në Mitrovicë po punon si zakonisht

Prokuroria Themelore në Mitrovicë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se lajmet për largimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës serb nga sistemi prokurorial i Republikës së Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë janë të pasakta.

Sipas Prokurorisë, sot, të gjithë prokurorit dhe stafi mbështetës serb kanë filluar punën si çdo ditë tjetër, si dhe, prokurorët kanë shkuar nëpër gjykata për të mbajtur seancat gjyqësore.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga mediat të kenë mirëkuptim, dhe të mos publikojnë lajme të pa vërteta dhe të pa konfirmuar paraprakisht nga sistemi prokurorial.