Foto: Ilustrim

Prokuroria në Gjilan kërkon paraburgimin e 44 vjeçarit i cili u kap me drogë

Një 44 vjeçar me inicialet B.M, është ndaluar dje nga policia për posedim të narkotikëve.

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh ndaj 44 vjeçarit tek i cili janë gjetur 1 mijë e 34 gram marihuanë.

Sipas prokurorit, i dyshuari B.M, është ndaluar dje në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, në drejtim të pikës kufitare në Breznicë, dhe tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike me qëllim të shpërndarjes së tyre.

Gjatë kontrollit të policisë në automjetin e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime të substancës narkotike, dy nën ulësen e vozitësit dhe dy në ulësen e pasagjerit.

Prokuroria ka njoftuar se kërkesë të prokurorit janë sekuestruar edhe një veturë e llojit  “Mercedes”, para të gatshme, 1 mijë e 558 euro,  500 lekë si dhe tre telefona mobil.