Prokuroria në Gjendje Gatishmërie për Zgjedhjet në Drenas

Ajo tha se deri më tani, në orët e para të votimit për rauindin e dytë të zgjedhjeve, nuk ëhstë lajmëruar ndonjë parregullsi.

“Deri më tani gjithçka është në rregull. Katër prokurorë janë në Drenas. Edhe në zyrën e kryeprokurorit e kemi stafin të cilët gjithashtu janë duke u marrë me zgjedhjet në Drenas. Jemi duke punuar njëjtë sikurse në zgjedhjet e 4 dhjetorit dhe deri më tani gjithçka është në rregull”, tha Pula për KALLXO.com.

Në listën e votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve figurojnë 52,569 votues, numër që shënon një rritje prej 2,338 votuesve për dallim nga zgjedhjet e fundit në këtë komunë të mbajtura në vitin 2013.

Për këto zgjedhje do të hapen 28 qendra votimi në këtë komunë, katër më shumë se në zgjedhjet e vitit 2013.

Për zgjedhjet e sotme janë akredituar rreth 1 mijë vëzhgues të cilët vijnë nga ambasadat, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të vendore, subjektet politike dhe mediat.

Në garë për të marrë besimin e votuesve të Drenasit janë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët dolën më të votuarit në raundin e parë të mbajtur më 4 dhjetor, por pa mundur asnjëri që ta marrin shumicën e votave.

Kandidatët e eliminuar në garën e parë janë Bedri Nika (LDK), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.

Mandati i kryetarit të zgjedhur zgjat deri në fund të vitit të ardhshëm.

http://kallxo.com/mllefi-i-votuesve-te-drenasit-ne-fletevotime/