Lojera Fati, Kazino, Ilustrim

Prokuroria: Motivi i vrasjes në kazinon e Lipjanit, grabitja e 2 mijë eurove

Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar paraburgimin e të dyshuarit për grabitje në kazinon e Lipjanit, ku si pasojë mbeti i vrarë një person.

Sipas Prokurorisë  më 20 mars 2019, rreth mbrëmjes në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës me qëllim të realizimit të grabitjes ka gjuajtur dy herë me armë zjarri në drejtim të një personi.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 20.03.2019, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i  njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës”, thuhet në komunikatën Prokurorsë së Prishtinës.

Nga plagët e marra nga arma e zjarrit, viktima ka vdekur ndërsa i dyshuari më pas nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700€ dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Disa ditë më pas, me 3 prill Policia e Kosovës të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit e kanë zbuluar vendosjen e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar të njëjtin.

Ndërsa sot pritet që në Gjykatën e Prishtinës të mbahet seanca dëgjimore për të vendosur për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e  masës së paraburgimit nda të dyshuarit të lartpërmendur.

Kjo vrajse në kazino ishte një nga arsyet pse kaloi iniciativa për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit, ligj ky që pritet të hyjë në fuqi këto ditë.

https://kallxo.com/si-ndodhi-vrasja-dhe-arrestimi-i-te-dyshuarit-ne-kazino-ne-lipjan/