Ilustrim
Prokuroria: Mitrovicasi e tërhoqi zvarrë vajzën nga Smerkonica
Milazim Peci dyshuari për ngjarjen e majit të 2012-tës nuk është paraqitur në gjykatën e Mitrovicës për tu përballur me akuzën për tentimrrëmbimin e një vajze. Sipas prokurorisë Peci në maj të vitit 2012 në fshatin Smrekonicë- Vushtrri kishte tentuar që ta rrëmbejë të dëmtuarën A.K.
Akuza e prokurorisë thotë se derisa e dëmtuara kishte qenë në shitoren “ Remi “, i pandehuri me të vërejtur ka dalur nga vetura e tij, ka hyrë brenda në lokal duke kërkuar nga e dëmtuara që të shkoj me të.
Por A.K ka refuzuar me ç’rast i pandehuri e ka kapur për dy krahëve, e ka tërhequr zvarrë rreth 2 metra që ta nxjerrë me forcë, thuhet në akuzë.
Pas kësaj kishte intervenuar A.V, vajza e hallës së viktimës e cila sipas prokurorisë i kishte dalur në ndihmë që ta largoj të pandehurin por i njëjti përsëri e ka goditur me shuplaka fytyrës e ka tërhequr për flokë dhe i është kanosur me fjalët “ se do ta vras dhe nuk e lë të gjallë pa e marrë “.
Pastaj i pandehuri kishte ikur me veturë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, kështu që vepra ka mbetur në tentativë.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale rrëmbim i personit në tentativë. Pasi i akuzuari nuk është paraqitur në gjykatë gjykatësi Avni Mehmeti ka vendosur ta shtyjë seancën.