Ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj

Prokuroria në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që dy të dyshuarve për vrasjen e para pesë ditëve në Skenderaj t’ua caktojë masën e paraburgimit.

Në një komunikatë të Prokurorisë thuhet se kërkesa është bërë për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale  të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volksëagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Mitrovicës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar më 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh.

Prokuroria thotë se seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës në Mitrovicë.

14:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona për vrasjen e cila ndodhi katër ditë më parë në Skenderaj.

Ilir Zeqiri u gjet i djegur në veturën e tij, ndërsa Prokuroria dyshimet e para i kishte se rasti është cilësuar vrasje.

KALLXO.com mëson se Halil Fejza 31 vjeçar dhe Korab Imeri 19 vjeçar janë dy të dyshuarit e arrestuar nga ana e policisë për vrasjen.

https://kallxo.com/halil-fejza-edhe-korab-imeri-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-ilir-zeqirit-ne-skenderaj/

Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre në vrasje.

Gjithashtu burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pritet që ndaj të dyshuarve prokurori i rastit të kërkojë masën e paraburgimit.

KALLXO.com raportoi më 8 prill se një person është gjetur i djegur në makinën e tij në afërsi të këtij fshati.

Prokurori i rastit Njiazi Rexha ka sqaruar se pistat e para të dyshimeve janë për vrasje pasi sipas tij afër makinës janë gjetur disa gëzhoja të armës.

“Dyshimet e para janë se është djegur pasi është goditur nga plumbat”, ka thënë prokurori Rexha.

Prokurori Rexha sqaroi se trupi i viktimës ishte djegur në masë të madhe, dhe ishte dërguar për obduksion për të vërtetuar saktë identitetin e tij.

https://kallxo.com/vrasja-e-ilir-zeqirit-ne-skenderaj-arrestohen-dy-te-dyshuar/