Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për rrahjen ku u përdorën sëpata

Prokuroria e Pejës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, të cilët dyshohet se i kanë shkaktuar një familjarit të tyre lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N., Sh.L. dhe një të mituri, për shkak se të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se më 26 prill i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit M.N.

I dëmtuari i këtij rasti deri me tani ka qenë i paqasshëm për organet e ndjekjes, ndërsa për kërkimin e tij, përveç njësive relevante policore në terren janë angazhuar edhe FSK-ja.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

KALLXO.com raportoi për këtë rast në të cilin, sipas Policisë, janë përdorur edhe sëpata.

https://kallxo.com/perleshje-mes-familjareve-ne-peje-perdoren-edhe-sepata/

www.kallxo.com