ARKIV - Ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për 210 kilogramë narkotikë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgimin ndaj nëntë personave që u zunë me 209 kilogram narkotikë në qytetin e Ferizajt gjatë vikendit.

Paraburgimi u kërkua kundër të dyshuarve B.S., G.K., XH.S., J.B.,F.B.,D.S., F.B., H.B dhe Z.K.

Sipas Prokurorisë narkotiku u gjet tek te dyshuarit pas kontrollit në dy lokacione në qytetin e Ferizajt.

Qëllimi i të dyshuarve ishte që narkotikun ta transportonte jashtë Kosovës mirëpo e njëjta u pamundësua pasi u sekuestrua nga ana e Policisë.

Dje KALLXO.com, raportoi për arrestimin e të dyshuarve dhe ndalimin e tyre në stacionin policor.

https://kallxo.com/ferizaj-kapen-220-kilograme-droge/