Mishi me afat të skaduar i konfiskuar në Prizren. Foto: Mytaher Haskuka/ Facebook

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu zu mbi 1 ton mish i prishur

Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës në Pejës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer vepër penale – prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019, i janë gjetur mbi njëmijë (1.000) kilogramë mish të dëmshëm për konsumim njerëzor.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë.

https://kallxo.com/pejanit-i-konfiskohen-mbi-nje-mije-kilogram-mish-te-prishur/

www.kallxo.com