Prokuroria kërkon paraburgim për mësuesin dhe doktorin në rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Abuzimi seksual që dyshohet se  i është bërë një 16 vjeçareje nga Komuna e Drenasit ka bërë që Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë të nisin punën dhe të hetojnë rastin në tërësi.

Gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi i mësuesit Sh. Xh, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe doktorin e involvuar në rast, F. A nën dyshimin për ndërprerje e palejuar e shtatzënisë- abort.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka tha për KALLXO.com se gjatë ditës së sotme, prokuroria që drejton do të kërkojë masën e paraburgimit edhe për mësuesin edhe për doktorin.

Disa ditë më parë në Drenas një rreshter në stacionin policor është arrestuar për dhunim.

Sipas Policisë, rreshteri dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Gjatë ditës së djeshme është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit me inicialet V. V.

https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/

https://kallxo.com/opozita-kerkon-seance-te-jashtezakonshme-per-rastin-e-dhunimit-ne-drenas/