Rigjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - 25.03.2019

Prokuroria kërkon dënim maksimal për Naser Pajazitajn

Prokurorja Valbona Haxhosaj, ka kërkuar dënimin maksimal për Naser Pajazitajn, i cili po akuzohet për ‘vrasjen dinake’ të Donjeta Pajazitajt.

“Në tërësi mbetem pranë aktakuzës, dhe i propozoj trupit gjykues që të njëjtin ta shpallë fajtorë dhe ta dënojë me maksimumin e paraparë me ligj”, janë fjalët që prokurorja tha në fund të procesit gjyqësor.

Ndryshe nga prokuroja, avokati i të akuzuarit, Gëzim Kollçaku, kërkoi lirimin e Naser Pajazitajt.

“Kërkojë prapë që i mbrojturi im të lirohet nga aktakuza për shkak se me asnjë provë materiale nuk është provuar se e ka kryer këtë vepër penale”, tha avokati.

Naser Pajazitaj akuzohet se në mënyrë dinake e kishte vrarë Donjeta Pajazitajn, e cila ishte duke shkuar në punë.

Sipas prokurorisë përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, i pandehuri Naser ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me q`rast e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta.

Për këto akuza, Gjykata Themelore në Pejë në mungesë të provave e kishte liruar Naser Pajazitajn, mirëpo me ketë vendim nuk ishte pajtuar Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që çështjen ta kthejë edhe një herë në gjykim.

Naser Pajazitaj gjatë vitit 1993, ishte dënuar me 20 vite burgim pasi ishte shpallur fajtorë për një vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-vrasjen-e-donjeta-pajazitajt-mbrohet-ne-heshtje/

https://kallxo.com/i-akuzuari-naser-pajazitaj-perballet-me-video-incizime-te-dites-kur-ishte-zhdukur-donjeta/

.