
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 42 vjeçarit në Prishtinë
Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen Dardania në Prishtinë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për KALLXO.com se në lidhje me këtë rast prokurorja e rastit ka bërë kërkesë për obduksion.
“Prokurorja e rastit ka ushtruar sot një kërkesë për obduksion. Nuk dihen ende motivet e këtij rasti”, ka thënë Ulaj.
KALLXO.com raportoi më herët për vdekjen e 42 vjeçarit në lagjen Dardania në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com
“Sot rreth orës 10:50 në Prishtinë në lagjen Dardania, në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F. G., 42 vjeçar”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e urgjencës në Prishtinë
“Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.