Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Prokuroria jep detaje për plagosjen e dy personave në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person ndërsa është në kërkim të dy personave të tjerë për plagosjen e cila ndodhi sot rreth orës 18:00 në Viti.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka dhënë për KALLXO.com detaje për ngjarjen e sotme.

“Së pari dy grupet janë sulmuar me mjete të papërshtatshme me njëri-tjetrin, pastaj njëri nga të dyshuarit ka shtënë ma armë në drejtim të grupit tjetër me ç’rast ka plagosur rëndë dy persona”, tha Maloku për KALLXO.com.

Ai shtoi se dy personat janë shtrirë në Spitalin Regjional në Gjilan dhe janë duke u trajtuar.

Sipas Malokut, të dyshuarit janë nga fshati Tërpezë e Lubishtë të Vitisë, ndërsa shtoi se një person është i arrestuar ndërsa dy të tjerë të cilët janë të njohur për Policinë janë në kërkim.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me plagosjen.

https://kallxo.com/dy-te-plagosur-me-arme-zjarri-ne-viti/

Kallxo.com