Prokuroria jep detaje për plagosjen e djalit nga babi i tij në Ferizaj

Mëngjesin e sotëm KALLXO.com raportoi se një burrë dyshohet se ka plagosur djalin e tij në këmbë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 7:20 në mëngjes në Ferizaj, ndërsa babai dyshohet se ka plagosur djalin e tij në këmbë.

Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë në Ferizaj kanë thënë se plagosja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje në familje.

Gjithashtu i njëjti burim thekson se janë duke u shqyrtuar të gjitha mundësitë që ndaj të dyshuarit të kërkohet masa e paraburgimit pasi që i njëjti dyshohet të jetë i involvuar edhe në disa vepra të tjera penale të dhunës në familje.

https://kallxo.com/rast-i-rende-ne-ferizaj-babai-dyshohet-se-plagosi-djalin/

.