Foto-ilustrim

Prokuroria: Ilir Zeqiri ka qenë dëshmitar në rastin e vrasjes së policit në Skenderaj

Prokuroria e Mitrovicës ka bërë të ditur se personi i gjetur i vrarë para dy dite në Skenderaj, Ilir Zeqiri, është emri i njërit prej dëshmitarëve në rastin e vrasjes së policit Valon Goxhuli në Skenderaj në vitin 2015.

Ilir Zeqiri ishte njëri nga dëshmitarët kyç në rastin e vrasjes së policit Valon Goxhuli në Skenderaj.

I kontaktuar nga KALLXO.com, prokurori i cili po merret me hetimet e këtij rasti, Njazi Rexha, ka thënë se një person me emrin Ilir Zeqiri ka qenë dëshmitar në rastin e policit Valon Goxhuli. Por ai ka thënë se nuk mund ta dijë nëse është personi i njejtë me tashmë të ndjerin.

“Një dëshmitar me emrin Ilir Zeqiri i lindur në vitin 1971 ka qenë në rastin e policit Valon Goxhuli, por pa ardhë rezultatet e obduksionit nuk mund ta konfirmojmë me siguri nëse bëhet fjalë për personin e njejtë apo jo”, ka thënë Rexha për KALLXO.com.

Prokurori Rexha kishte bërë të ditur për Kallxo se pistat e para të dyshimeve janë për vrasje pasi, sipas tij, afër makinës janë gjetur disa gëzhoja të armës.

Kurse lidhur me pretendimet se i ndjeri Ilir Zeqiri se ka qenë dëshmitar në gjykimin për vrasjen e policit Valon Goxhulit, ka folur edhe avokatja Albana Kelmendi.

“Ilir Zeqiri ka qenë dëshmitar në çështjen penale të akuzuarit Maliq Birinxhiku, të cilin gjykata me aktgjykim e ka shpallur fajtor dhe dënuar me dënim unik 21 vjet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, është shprehur avokatja Albana Kelmendi për KALLXO.com.

Për vrasjen e Goxhulit i akuzuar është Maliq Birinxhiku.

Birinxhiku nga gjykata e Mitrovicës për vrasjen e policit ishte dënuar me 21 vjet dënim me burg, ndërsa rasti nga gjykata e Apelit është kthyer në rigjykim.

Tashmë i ndjeri Zeqiri dëshminë e tij e kishte dhënë në seancën e mbajtur në gjykatën e Mitrovicës në janar të vitit 2018 ku kishte treguar qfarë kishte parë ditën kur ishte vrarë polici Valon Goxhuli.

Dëshmitari Ilir Zeqiri para gjykatës kishte thënë se ditën e ngjarjes kishte qenë afër stacionit të autobusëve duke punuar si taksist në afërsi të vendit ku ishte vrarë Valon Goxhuli.

Ndërsa duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit të rastit  Njazi Rexha dëshmitari kishte treguar që pasi kishte dëgjuar të shtënat ishte afruar afër vendit të ngjarjes dhe kishte parë një person të shtrirë për të cilin nuk kishte ditur se a është i vrarë, dhe një tjetër në veturë për të cilin deklaroi se nuk e kishte ditur a ka qenë polici.

Dëshmitari gjithashtu kishte theksuar se vetura të cilën e kishte parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes kishte qenë ngjyrë hiri dhe e markës “Ford“, ndërsa personin i cili kishte shtënë më armë e përshkroi si një njeri rrëth të dyzetave me pak mjekër dhe me një kapelë.

Në anën tjetër Avni Zahiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë për Kallxo se personi i i gjetur është Ilir Zeqiri 48 vjeqar.

“Iliri Zeqiri 48 vjeqar, tash vazhdojnë hetimet rreth motivit dhe rreth të dyshimtëve por diqka të re në lidhje me rastin nuk ka, kemi kontaktuar grupin e hetuesve por nuk kanë dhënë ndonjë detaj shtesë hetime lidhur me rastin vazhdojn “, ka thënë Zahiti.

I vrari në Skenderaj dëshmitar në vrasjen e policit

9 prill 2019, 19:33

Personi që mbrëmë u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur në Prekaz të Epërm pretendohet se ka qenë një ndër dëshmitarët kryesor në gjykimin për vrasjen e policit Valon Goxhulit.

Për personin që mbrëmë është gjetur i vdekur në veturën e tij është deklaruar edhe Sami Lushtaku.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zbuluar identitetin e personit që mbrëmë u gjet i vdekur në veturën e tij të djegur në Prekaz të Epërm.

Personi që mbrëmë u gjet i vdekur në veturën e tij sipas Lushtakut është Ilir Zeqiri nga Kopiliqi i Epërm.

E sipas informacioneve të KALLXO.com, i ndjeri Ilir Zeqiri ka qenë një ndër dëshmitaret kyç në gjykimin ndaj të akuzuarit Maliq Birinxhiku i cili akuzohet për vrasjen e policit Valon Goxhuli, vrasje kjo e cila ka ndodhur në Skenderaj në shtator të vitit 2015.

Lidhur me të ndjerin Ilir Zeqiri i cili mendohet se ka qenë dëshmitar në gjykimin për vrasjen e policit Valon Goxhulit, ka folur edhe avokatja Albana Kelmendi.

“Ilir Zeqiri, ka qenë dëshmitar në çështjen penale të akuzuarit Maliq Biringjiku, të cilin gjykata me aktgjykim e ka shpallur fajtor dhe dënuar me dënim unik 21 vjet , për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, është shprehur avokatja Albana Kelmendi për KALLXO.com.

Sipas avokates ky proces gjyqësor është kthyer në rigjykim dhe ka qenë e paraparë që në mesin e dëshmitareve të dëgjohet përsëri edhe dëshmitari tashmë i ndjeri Ilir Zeqiri.

“…tani çështja është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, dhe procedura është rikthyer nga fillim e tani është në fazën e marrjes në pyetje të dëshmitareve që Ilir Zeqiri, tani në rigjykim nuk e ka dhënë dëshminë. I njëjti në gjykim e mëhershëm ka dhënë dëshminë e tij dhe ka deklaruar se atë ditë ka qenë në vendin ku qëndrojnë taksistët në Skenderaj te Stacioni i Autobusëve, e ka identifikuar veturën, me tabela te huaja, nga e cila është quajtur me armë, se në veturë kanë qenë dy persona, i ka parë dy persona njërin në veturë të viktimës të plagosur dhe tjetrin jashtë veture, e ka parë një grua dhe e ka dëgjuar duke bërtitur ”kuku e vrajtën”, dhe e ka parë veturën duke u larguar në drejtim të sheshit në Skenderaj”, ka shtuar më tej avokatja Kelmendi.

KALLXO.com ka siguruar edhe dëshminë e dëshmitarit Ilir Zeqiri të dhënë në hetuesi si dhe gjatë shqyrtimit të kaluar gjyqësor.

Dëshmitari Ilir Zeqiri, tashmë i ndjerë, gjatë dëshmisë së tij ka përshkruar ditën tragjike dhe momentin kur ishte vrarë polici Valon Goxhuli.

“Ditën kritike se ka qenë me shokë te taksistët duke biseduar kur ka dëgjuar të shtënat e armës, ka shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes dhe me tu ofruar ka dëgjuar një grua duke bërtitur “o kuku o kuku”, para automjetit nga ana e djathtë e ka vërejtur një person të shtrirë në bark dhe kishte gjak në jaknen e tij, po ashtu ka vërejtur edhe vozitësin e mbështetur në ulësen e tij me fytyrë të kthyer nga ana e majtë, mirëpo nuk e ka ditur se or këndë është fjala”, kishte deklaruar Ilir Zeqiri.

Ilir Zeqiri kishte thënë  se në vendin e ngjarjes i kishte parë dy persona të cilët ishin larguar me një veturë të tipit “Ford”.

“Deklaron se ka vërejtur automjetin e markës “Ford”, ngjyrë hiri i cili ka shkuar në drejtim të sheshit Adem Jashari në rrugën Ilaz Kodra, me targa të huaja në këtë automjet kanë qenë dy persona me armë”, ka deklaruar Ilir Zeqiri.

Ai më tej kishte deklaruar se kishte arritur ta vërente edhe personin që kishte shtënë me armë të cilin e kishte përshkruar para trupit gjykues.

“…ka shtënë personi që ka qenë ulur në ulësen e bashkudhëtarit nga dritarja e automjetit, personin që ka shtënë me armë nuk e ka parë ndonjëherë mirëpo bënë përshkrimin e tij: i moshës 40 vjeçar me mjekër jo fort të madhe përafërsisht 2-3cm, ngjyrë e zezë me kapelë me strehë”, kishte shtuar Ilir Zeqiri.