Vrasja ne Lipjan 01 foto KALLXOcom

Prokuroria - I dyshuari për vrasjen në kazino ende nuk është identifikuar

Mbrëmjen e kaluar një person është gjetur i vrarë në një lokal kazinoje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se rreth orës 21 kanë marrë informacion se pronari i një kazinoje në Lipjan nuk po përgjigjej në telefon. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku më pas ka hyrë brenda lokalit dhe ka gjetur një person rreth të 30-tave të shtrirë në tokë me një plagë e cila dyshohej se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Prokuroria dhe Policia të cilët ishin në vendin e ngjarjes kanë thënë se rasti ka të bëj me një grabitje e cila përfundoi me një vrasje.

KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Armend Hamitin.

Ai tha për KALLXO.com se po punojnë që përmes kamerave të sigurisë të arrijnë të identifikojnë personin.

“Ende personi nuk është identifiku. Në momentin që identifikohet fotografia e tij do të jetë publike në mënyrë që ata që kanë informacione të arrijnë të na ndihmojnë me vendndodhjen e tij. I dyshuari nuk është i maskuar komplet, ka një kapele dhe për këtë e kemi pak të vështirë ta identifikojmë”, tha prokurori për KALLXO.com.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar ka qenë në vendin e ngjarjes.

https://kallxo.com/i-vrari-ne-lipjan-punonjes-i-kazinos/

https://kallxo.com/rrethanat-e-vrasjes-ne-lipjan-dyshohet-se-pati-grabitje/

.