Foto: Ilustrim

Prokuroria e Policia me plan operativ kundër keqtrajtimit të fëmijëve

Me anë të një plani operativ, mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, në disa vende të Kosovës, janë iniciuar procedura penale ndaj disa të dyshuarve për veprën penale keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Në Prishtinë  duke kërkuar lëmoshë së bashku me tre fëmijë është takuar dhe është ndaluar një grua e komunitetit rom, ndaj së cilës është iniciuar procedurë  penale dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë duke kërkuar lëmoshë në rrugë pa përkujdesjen e prindërve është takuar fëmija 10 vjeçar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, ndaj  të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër në Gjakovë, duke kërkuar lëmoshë në rrugë pa përkujdesjen e prindërve është takuar fëmija 10 vjeçar i gjinisë mashkullore. Është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit dhe ndaj  të dyshuarit  është iniciuar procedurë penale dhe i njëjti  me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Mitrovicë gjatë zbatimit të planit operativ ‘identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit’, Policia ka identifikuar dy fëmijë të komunitetit rom që janë të shtyrë nga prindi i tyre për të kërkuar lëmoshë.

Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara femër (nëna e fëmijëve), e cila pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.