Lumbardhi, Gorazhdec. Foto: OSBE

Prokuroria e Pejës mban tryezë për degradimin e pyjeve dhe ambientit

Prokuroria e Pejës të hënën do të mbajë tryezë diskutimi për degradimin e ambientit dhe degradimin e pyjeve.

Me ketë rast do të kërkohet koordinim i institucioneve për mbikëqyrjen e pyjeve, lumenjve, dhe do të ndërtohet një strategji e re mes institucioneve nga konkluzionet e tryezës.

Të pranishëm në tryezë do të jenë kryetaret e komunave të Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Klinës.

Pos kryetarëve, të pranishëm do të jenë edhe Nënkryetar i Gjykatës Themelore të Pejës, Sami Sharraxhiu, kolonel  Shaban Shala, Aneta Silyavska nga OSBE, kryeinspektori I ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, Kryeshef ekzekutiv AMMK-së, Ilir morina si dhe nga organizata Era të Ellen Lajci dhe Fatos Lajci.