Gjykimi per falsifikim te parase - Gjakovë - 01.02.2019

Prokuroria: Deponon 1000 euro në bankomat, prej tyre 100 fals

Në gjykimin për falsifikim të parasë ndaj të akuzuarit Ali Xërxa, për falsifikim të 100 eurove, sot para Gjykatës së Gjakovës u mbajt shqyrtimi fillestar.

Ali Xërxa duke mos e pranuar akuzën që i vihet në barrë, u deklarua i pafajshëm.

“Sigurisht që nuk e pranoj fajësinë”,  tha i akuzuari Ali Xërxa.

Gjyqtari i rastit caktoi shqyrtimin e dytë për muajin prill, për të drejtë në kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe provave të saj.

Sipas aktakuzës Ali Xërxa, duke e ditur që paraja është e falsifikuar, në bankomatin e Bankës Ekonomike në Gjakovë ka deponuar shumën prej 1000 euro dhe nga kjo shumë 100 euro kishin dalë të falsifikuara.

Aktakuza shpjegon se punëtori i bankës pas zbrazjes së aparatit të bankomatit ka vërejtur paranë në vlerë prej 100 euro të falsifikuar dhe ka njoftuar personat zyrtarë.

Shënim:  Që nga 27 dhjetori i vitit 2019, Ali Xërrxa është liruar nga akuza për falsifikimin e 100 eurove pasi prokurori i rastit Ali Uka është tërhequr nga ndjekja penale.