
Deputeti Elmi Reçica
Prokuroria Aktakuzë për Elmi Reçicën
KALLXO.com mëson se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Reçicës për veprën penale të raportimit të rremë të pasurisë. Seanca gjyqësore për këtë rast është caktuar të mbahet me 21 mars të këtij viti.
Në kopjen e aktakuzës e cila është hartuar në qershor të 2015-ës prokuroria pretendon se Reçica nuk i ka deklaruar në plotni të hyrat e tij nga Kuvendi i Kosovës.
Sipas aktakuzës, në formularin e pasurisë së vitit 2013 Reçica kishte deklaruar të hyra prej 17 mijë e 760 eurove, ndërsa ishte zbuluar se gjatë atij viti Reçica kishte pasur të hyra vjetore prej 24 mijë e 56 eurove.
Reçica në një prononcim për KALLXO.com ka konfirmuar se ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor, madje në seancën e parë para gjykatës ai është deklaruar i pafajshëm.
“Jam në dijeni për aktakuzën, realisht ajo është sikurse ka qenë aktakuza ndaj deputetit Nait Hasani. Ne deklarimin e pasurisë e bëjmë në bazë si institucioni përkatës na i jep të dhënat dhe institucioni për vitin 2013 i ka dhënë të dhënat të deklarohet vetëm paga bazë, ndërsa ajo që i kemi seancat, mëditjet dhe shumë sende tjera, unë e kam deklaruar si të tillë dhe kjo është esenca e saj,” tha Reçica.
Deputeti Nait Hasani është shpallur i pafajshëm për akuzat për mosdeklarim të pasurisë.
http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/
Edhe Duda Balje është shpallur e pafajshme për mosdeklarim, ose deklarim të rremë të pasurisë, ndërsa ish-deputeti i PDK-së Berat Buzhala është dënuar me gjobë për këtë çështje.
http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/
http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/