Prokurori i specializuar Jack Smith - Foto: Dhomat e Specializuara

Prokurori Special për herë parë arrin në Kosovë

Prokurori i Specializuar Xhek Smith po e viziton Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Gjatë vizitës, ndër të tjerë ai do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Prokurorit Sepcial.

Smith ishte përzgjedhur në postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe ishte emëruar në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Aleksandra Papadopulu (Alexandra Papadopoulou). Ai e filloi detyrën më 11 shtator.

Prokurori Sepcial Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Shvendiman (David Schëendiman), më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë.