Foto: ALSAT-M/Video

Prokurori publik kërkon t’i bëhen analizat shoferit të autobusit të aksidentuar

Zyra e prokurorit publik kryesor kërkon të bëjë një analizë të gjakut dhe urinës së shoferit të autobusit që është rrokullisur sot në autostradën Shkup-Tetovë.

Për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, prokurori publik do të lëshojë urdhra për autopsinë e të ndjerit, si dhe inspektimin teknik të automjetit.

Gjatë natës do të sigurohet skena e aksidentit dhe inspektimi, nxjerrja e autobusit do të vazhdojë nesër.

Sipas informatave paraprake nga inspektimi, aksidenti ka ndodhur këtë pasdite, kur një kompani autobusi “Dourmana Tours” në targa të Gostivarit ka kaluar mjetet mbrojtëse në anën e kundërt të autostradës.

https://kallxo.com/shkon-ne-13-te-numri-i-te-vdekurve-nga-autobusi-i-rrokullisur-ne-rrugen-shkup-tetove/