Mënyrë e veçantë e prezantimit të provave nga prokurori Abdurrahim Islami - Foto: KALLXO.com

Prokurori Përdor Praktikë të Rrallë të Prezantimit të Provave

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Abdurrahim Islami, po përdor një praktikë të rrallë në tentimin për të bindur Gjykatën se të pandehurit për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës janë fajtorë.

Si rrallëherë nga prokurorët vendorë, prokurori Islami po përdorë projektorin gjatë prezantimit të fjalës përfundimtare në gjykimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër objektit të Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në gusht të vitit 2016.

Kjo praktikë e prezantimit të provave përmes Power Point-it, është shumë e rrallë te prokurorët vendorë.

Në seancën e kaluar, prokurori Islami e kishte pranuar se ekspertizat nuk i ndërlidhin direkt të akuzuarit me sulmin kundër Kuvendit.

http://kallxo.com/prokurori-ekspertizat-nuk-lidhin-direkt-te-akuzuarit-sulmin-ne-kuvend/

Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.

KALLXO.com ka raportuar na vazhdimësi lidhur me këtë rast dhe raportet mund t’i gjeni në këtë link.