Prokurori: Me i thanë çka po ofron në rast se unë tërhiqem nga ndjekja penale

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi filmimet ekskluzive që kapen prokurorin e Prokurorisë së Gjakovës Ramiz Buzhala duke i kërkuar të vëllait të viktimës Ruzhdi Ramadanit të tërhiqen nga ndjekja penale për pronarin e kompanisë ku ishte lënduar i vëllai.

I riut Mentor Ramadanit nga Komogllava e Ferizajt, ishte lënduar në punë deri sa ishte duke punuar ne një ndërtesë në Gjakovë, rasti kishte ndodhur ne nëntor të vitit 2016.

 

Biseda e prokurorit ku kërkon që pronari i kompanisë mos të ndiqet penalisht:

Ramadani: Po të kuptoj se çka po do me thanë, po unë qysh pe kuptoj prokuror prej këtij muhabeti tënd ma së miri është mos me e ndjekë penalisht.

Prokurori: Vëllai, jo ti.

Ramadani; Po, po, gjithmonë po folim për vëlla.

Prokurori: Jena ne procedurë civile m’u ka nda një pjesë por bisedoni edhe me ndonjë që keni ndonjë avokat familjar tëndin, jo me pagesë

Ramadani Unë çka fitoj prej kësaj? Po mendoj a mundet me më dëmtu ndonjë send në civile.

Prokurori: Jo, civile jo por ti mundesh me u marrë vesh ndoshta edhe me pronarin , që përveç kësaj pjesës që e merr në civile me vendim te gjyqit me shkua me bisedu haptas edhe me të me i thanë çka po ofron ne rast se unë tërhiqem nga ndjekja penale. Diçka shtesë për kompensim të vëllait.

Prokurori: Kam bisedu me prokurorin, prokurori është i interesuar që raportet me juve mos me u çart, a je në gjendje diçka me ofru shtesë për vëllain ne rast se ai tërhiqet nga ndjekja penale. Jo., Se në civile nëse e ke herën e parë nuk të dëmton.

Ramadani : Po të kuptoj por a e din qysh.

Prokurori: Qysh do merre ti ndiqe me mjete juridike, nuk ka shumë që ka refuzua.

Ramadani: Po thu që është shumë e kënaqshme ajo çka na kanë ofruar?

Prokurori: Po flas për raste të tjera, në dhe ka hy njeri janë mbytë, si tarifë e kanë diku 20- 23 mijë euro me fatalitet kompanitë e sigurimit.