Ilustrim. Foto: Kallxo.com

Prokurori i EULEX 'Heq Dorë' Nga Një Akuzë Ndaj Sylejman Selimit

Një prokuror ndërkombëtar ka hequr dorë nga akuza ndaj dy ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Ismet Haxha dhe Shekfi Hysenit.

Akuza ka të bëjë me dyshimet për keqtrajtimin e dy vajzave gjatë kohës së luftës.

Mahmut Halimi, avokat i njërit nga të akuzuarit, Ismet Haxha, tha për KALLXO.com se prokuroria ka hequr dorë nga kjo akuzë.

Lajmi vjen në momentin kur dënimi i Sylejman Selimit dhe të akuzuarve tjerë  bë rastin Drenica 2 ka rritur tensionet politike në Kosovë të cilat rezultuan me një debat të ashpër dhe tensionime mes deputetëve të pozitës dhe opozitës gjatë ditës së sotmenë Kuvend.

Avokati Halimi e konfirmoi se të martën e ardhshme do të bëhet publik vendimi i prokurorisë për heqje dor nga akuza ndaj tre të akuzuarve në një seancë që pritet të mbahen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Në maj të vitit 2014 ata u patën shpallur të pafajshëm, por në qershor të këtij viti Apeli vendosi rigjykim të pjesshëm ndaj këtij rasti.

Ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi dhe dy pjesëtarët tjerë të kësaj ushtrie Ismet Haxha dhe Nexhat Qubreli, akuzoheshin për keqtrajtimin e dy vajzave gjatë kohës së luftës, ndërsa Hyseni që nuk ishte pjesëtar i UÇK-së ngarkohej për dhunimin e njërës prej tyre.

http://kallxo.com/pjeserisht-ne-rigjykim-selimi-dhe-te-tjeret/