Projektligji që Rrezikoi Koalicionin Kthehet në Kuvend

Projektligji për investimet strategjike, i cili muaj më parë kishte shkaktuar përçarje në mes të partnerëve të koalicionit, do të jetë në rend të ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Projektligji për investimet strategjike kryesisht është proklamuar nga ministrat e LDK-së në qeverinë Mustafa si hap që do të ndikojë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Përkundër që ishte diskutuar një kohë të gjatë, projektligji nuk kishte marrë votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në muajin korrik.

Qeveria ishte përfshirë në një debat edhe me zyrën e BE-së në Kosovë.

BE-ja Dyshon në Nismën e Qeverisë Mustafa për Investimet

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe disa deputetë të LDK-së kishin bërë akuza të forta në drejtim të partnerëve të koalicionit në muajin korrik, kur kishte dështuar votimi.

http://kallxo.com/pauze-pasi-nuk-kalon-projektligji-per-investime/

Ligji i Rrezikshëm i Qeverisë Mustafa

http://kallxo.com/projektligji-per-investime-lodh-deputetet/

http://kallxo.com/projektligji-per-investime-strategjike-shkon-ne-kuvend/

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një prononcim për KALLXO.com tha se projektligji nuk ka pësuar ndryshime.

“Unë nuk kam qenë e përfshirë në diskutimet e grupeve parlamentare. Nuk ka pasur pyetje që janë ngritë në ministri në lidhje me ligjin. Janë bërë amendamentet dhe besoj që është komplet i harmonizuar dhe aq sa di unë drafti nuk ka ndryshuar prej seancës së kaluar. Kështu që presim të kaloj ky ligj”, tha Bajrami për KALLXO.com

Nëse ligji i sponzorizuar nuk do të marrë votat e deputetëve, për Ministren Bajrami nuk është fundi i botës.

“Nëse s’kalon, nuk është asgjë. Nuk është fundi i botës. Ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë ekomomik”, u përgjigj ajo.

Ajo nuk do të jetë prezentë ne seancën plenare pasi gjendet jashtë Kosovës për të arsyetuar projektligjin për investimet strategjike. Por, ajo thotë se projektligji është arsyetuar mjaftueshëm deri më tani.

Akuzave të deputetëve të LDK-së i është përgjigjur shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Zenun Pajaziti. Për KALLXO.com tha se në mes të partnerëve të koalicionit nuk ka frikë për suksese të njërës apo tjetrës palë.

Ai thotë se projektligji ka pësuar ndryshime, prandaj kësaj radhe mund të votohet.

“Sipas informatave që i kam, sepse personalisht nuk jam marrë më këtë ligj, ka disa reflektime, ndryshime,  për ato që janë thanë në seancën e fundit dhe besoj që ligji dot ë kaloj”, tha Pajaziti.

Ky projektligj nuk ishte paraparë që të jetë në rend të ditës, mirëpo Kryesia e Kuvendit kishte propozuar të Hënën gjatë mbledhjes që të jetë në agjendën e seancës së nesërme.

Përveç këtij ligji sot në Kuvend do të shqyrtohet edhe projekti i kompanisë “Envidity Energy”, të Wesley Clark, për hulumtim të qymyrit në 1/3 e territorit të Kosovës.

Javën e Ardhshme Shqyrtohet Projekti i ‘Envidity’

Gjithashtu edhe Kryeministri Mustafa pritet t’i mbajë dy interpelanca me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me kodin telefonik si dhe për situatën në veri të vendit.

http://kallxo.com/kryeministri-ne-interpelance-per-kodin-telefonik/

Seanca do të filloj në orën 10.