Mbledhja e KUvendit | Foto: KALLXO.com

Projektligji për Liritë Fetare të mos Shkaktojë Debat

Projektligji për Liritë Fetare, sipas Glauk Konjufcës nuk duhet të vërë në pyetje atë për të cilën njihet Kosova- tolerancën fetare.

Konjufca në fjalën e tij në Kuvend tha se projektligji nuk duhet të shkaktojë debate të zjarrta mes përfaqësuesve fetarë.

“Nuk e di sa janë konsultuar deri në fund bashkësitë fetare për këtë ligj. Ngase sipas asaj që kam pa, ka debate të zjarrta mes bashkësive, duhet të kemi konsultime me ta që pas miratimit mos të na çojnë në debate te padëshirueshme”, tha Konjufca.

Konjufca tha se projektligji duhet të ketë edhe mendimin e Komisionit të Venedikut për raportin mes lirive fetare dhe të drejtave të njeriut.

Ramush Haradinaj iu përgjigj pastaj Konjufcës se është konsultuar me Bashkkësitë fetare.

“Sa i përket konsultimit, jam takuar me myftiun Tërnava, Ipeshkvinë e Kosovës, Kishën Ortodokse Serbe dhe janë pajtuar me këtë version”, tha Haradinaj.

Projektligji u përkrah nga LDK, PDK, Lista Serbe, Nisma për Kosovën, ndërsa Grupi 6 + nuk ishte unik sa i takon përkrahjes ose jo të projektligjit.

Përkrahësit e projektligjit thanë se atij do t’i bëhen ndryshime deri në leximin e dytë.