Seanca e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Projektbuxheti i Niset Kuvendit

Komisioni për Buxhet dhe Financa i rekomandoi Kuvendit projektbuxhetin për vitin 2018.

Sipas projeksioneve të këtij drafti, rritja ekonomike pritet të jetë 4.6 për qind.

Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2018 sot ishte rend dite dhe diskutimi në Komisionin për Buxhet dhe Financa.

Në prezantimin e raportit, ministri i Financave Bedri Hamza tha se projeksionet për vitin e ardhshëm tregojnë për një rritje ekonomike reale prej 4.6 për qind.

“Për vitin 2018, presim që rritja ekonomike e vendit e matur përmes rritjes së bruto-prodhimit vendor do të jetë 4.6 për qind në terma reale ndërsa në ato nominale rritja do të jetë mbi 6 për qind. Në periudhën afatmesme rritja reale pritet të jetë më e lartë në mesatare vjetore rreth 5 për qind”, tha Hamza.

Ministri tregoi se ku bazohet kjo rritje ekonomike.

“Kjo rritje e projektuar pritet të mbështetet mbi të gjitha në nivelin e rritur të investimeve duke përfshirë edhe ato publike, konsumi dhe rritja eksporteve të vendit”, shpjegoi ai.

Projektbuxheti për vitin 2018 pritet të jetë 2.82 miliardë euro.

Pas shumë debateve dhe pyetjeve nga anëtarët e Komisionit, me 6 vota për dhe 4 kundër Komisioni i rekomandon Kuvendit projektbuxhetin.