Burimi i fotos - carteron.typepad.com

Profesori kosovar pranohet anëtar në Asociacionin Europian të së Drejtës Tatimore

Në Kongresin vjetorë të Asociacionit Europian të Profesorëve të së Drejtës Tatimore (EATLP) dje në Madrid të Spanjes Assambleja e Përgjithshme ka aprovuar anëtarët e të rinj të saj.

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Bedri Peci është njëri nga anëtarët e pranuar në EATLP.

Që nga janari i vitit 2010, ai ka qenë bashkëpunëtor i rregullt në International Byro for Fiscal Documentation (IBFD).

IBFD është autoriteti kryesor në botë në fushën e tatimeve ndërkufitare.

Nga viti 2014-2018 ka shërbyer si kryetar i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës. Nga Marsi i vitit 2019 Profesor Peci është bashkëpunëtor i BIRN-it, përgjegjës për analiza nga fusha e financave publike, të drejtës tatimore dhe politikave fiskale.

Peci në EATLP është pranuar si anëtar i rregullt aktiv në baza individuale dhe jo si përfaqësues i ndonjë institucioni të Kosovës sepse një gjë e tillë në këtë acociacion nuk lejohet.

Asociacioni Europian të Profesorëve të së Drejtës Tatimore (EATLP) është themeluar më 10 Qershor të vitit 1999 rreth 80 profesorë të së drejtës tatimore nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.