Prodhuesit kosovarë: BE-ja po reagon vetëm kur është në pyetje Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe ai i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëunimit për rritje të eksportit në Kosovë, thanë se reagimi i BE-së pas vendimit të Qeverisë për taksën prej 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjes është i gabuar.

“Taksa për produktet serbe është vendim i duhur, ne kemi nevojë të pozicionohemi dhe te shikojmë rëndësinë për orientim ekonomik, me pjesën që lidhen me ekonominë tonë por edhe me tregjet e reja. Serbia e ka dëmtuar shumë deri më tani tregun e Kosovës pasi ka mbi 400 milionë euro eksport në Kosovë”, tha kreytari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërsa, Panxha nga Klubi i Prodhuesve tha se caktimi i tarifës për 10% do të ndihmojë tregun e Kosovës.

“Vendimi i djeshëm i Qeverisë është i duhur sepse ne gjithmonë kemi kërkuar që në marrëdhëniet me Serbinë dhe shtetet e tjera duhet të sillemi si shtet, pasi plot produkte në Kosovë të Servisë shiten nën koston e pordhimit. Kjo pra e shkel marrëveshjen e CEFTA-s, por ne shpresojmë që ky vendim të mbetet në fuqi për një kohë të gjatë dhe të mos tërhiqet si vendimet e kaluara”, tha Panxha.

Ai po ashtu shtoi se reagimi i BE-së nuk është i duhur pasi që kjo e fundit sipas tij, po reagon vetëm kur është një pyteje Kosova.

“Mendoj se BE-ja e ka adresën e gabuar sepse asnjëherë BE-ja s’ka reagu për cenimin e drejtës së barabartë për marrëveshje të ndryshme që i ka shkelur Serbia e as atë të Energjisë, BE duhet të trajtojtë të gjiithë njësoj sepse në at parim është themeluar dhe jo të reagojë vetëm në raste të caktuara”, tha Panxha.

Sa i përket memorandumit të  bashkëpunimit krerët e këtyre dy dikastereve ekonomike u pajtuan se marrëveshja do t’iu ndihmojë shumë biznesve të Kosovës dhe do të mundohen t’i rrisin investimet në Kosovë si dhe punësimet në sektorin privat.

https://kallxo.com/be-i-kerkon-sqarim-kosoves-per-tarifat-ne-mallrat-e-serbise-dhe-bosnjes/

.