FOTO FCB Klubi i Prodhuesve Vendor

Prodhuesit e Kosovës përshëndesin votimin e projektligjit për rimëkëmbje, kërkojnë implementim të menjëhershëm

Klubi i Prodhuesve ka përshëndetur votimin për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Prodhuesit e Kosovës kanë kërkuar që kjo pako të implementohet menjëherë

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj.  Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme  gjatë kohës së pandemisë.”, thuhet në komunikatë.

Pas gjashtë tentimeve, Kuvendit i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike-COVID-19.

Pas gjashtë tentimeve, votohet në parim Projektligji për “rimëkëmbjen ekonomike”