Procesi i zgjedhjes së Nehat Thaçit në krye të burgjeve të Kosovës

Dy muaj më parë pas shumë viteve si drejtues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj doli në pension.

Për të drejtuar Shërbimin Korrektues deri në përfundim të konkursit për pozitën e drejtorit të ri, në krye të SHKK-së, u vu drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani.

Konkursi sipas rregullores është hapur me 27 dhjetor te vitit të kaluar.

Sipas konkursit të publikuar në Ministrinë e Administratës Publike, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Shërbimit Korrektues ishin këto: Ti siguroj këshilla politike Ministrit të Drejtësisë, të siguroj që vendimet e politikave dhe masat tjera të Shërbimit Korrektues të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive, të siguroj që masat zbatuese të Shërbimit Korrektues të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave, të menaxhoj nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Shërbimit Korrektues, të menaxhoj financat dhe burimet e tjera të Shërbimit Korrektues, të menaxhoj rrjedhën e informacionit në Shërbim Korrektues dhe të koordinoj raportet e Shërbimit Korrektues me organet e tjera vartëse administrative.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim, sipas konkursit ishin të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, të mos jetë anëtarë i ndonjë partie politike, të ketë reputacion moral dhe profesional, dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale.

Për këtë pozitë gjatë kohës së konkursit, patën aplikuar 11 persona.

Pesë prej tyre kishin kaluar pragun e procedurave të para.

Rasim Selmani, Enver Rrustemi, Nehat Thaçi, Burim Buleshkaj dhe Driton Bajramaj ishin pesë kandidatët që synuan postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

http://kallxo.com/pese-kandidate-synojne-postin-e-drejtorit-te-burgjeve/

Pas përfundimit të procedurës së konkurrimit kandidatet potencial për procedurë të mëtejme të emërimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ishin, Nehat Thaqi, Rasim Selmani dhe Enver Rrustemi.

http://kallxo.com/nehat-thaci-i-policise-synon-ti-drejtoje-burgjet/

Pjesë e procesit të rekrutimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues ishte edhe kompania britanike BDO.

Sipas një dokumenti të siguruar nga KALLXO.com, raporti i procesit të rekrutimit të drejtorit, nga paneli intervistues dhe nga kompania britanike BDO, u dërgoi Ministrisë së Drejtësisë, Qeverisë dhe Kuvendit me tre emra.

Nehat Thaçi ishte vlerësuar, si nga paneli ashtu edhe nga britanikët si kandidati më i mirë në këtë pozitë , në pozitën e dytë ishte vlerësuar Rasim Selmani dhe më pas Enver Rrustemi.

http://kallxo.com/nehat-thaci-i-prin-listes-per-drejtor-te-burgjeve/

Më 12 mars u bë publike edhe në MAP, renditja e kandidatëve sipas projektit britanik.

Një muaj më pas, pasi Ministria e Drejtësisë kishte marrë rekomandimin e britanikëve, gjatë ditës së sotme drejtori i policisë në Mitrovicë u emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës drejtor i burgjeve të vendit.

http://kallxo.com/nehat-thaci-zgjidhet-drejtor-i-burxheve/

http://kallxo.com/pasuria-e-drejtorit-te-sherbimit-korrektues/